Pasi arriti suksesin me Kombëtaren, Elseid Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë

Pasi arriti suksesin me Kombëtaren, Elseid Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë

16:37, 18/11/2026

Elseid Hysaj iu bashkua sërish Vllaznisë për seancat stërvitore, menjëherë pas angazhimit me Kombëtaren. Mbrojtësi i djathtë bëri mjaft me kuqezinjtë ku shënoi dhe asistoi gol në nëntor.

Hysaj ishte lider i padiskutueshëm në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Edhe pse pa ekip që pas edicionit të kaluar, paraqitjet e tij nga shtatori kanë bërë që të meritojë vendin në Kombëtare.

Mbrojtësi shkodran është në pritje të ofertës së duhur. Më parë ka refuzuar oferta në Rusi dhe Itali.

Për të është një nga momentet më i vështirë në karrierë, ndërsa Kombëtarja i erdhi në ndihmë.

Hysaj mund të firmosë kudo dhe kurdo gjatë kësaj kohe. Vllaznia i ka ardhur në ndihmë duke i lënë vend në skuadër për të qëndruar në formë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco