Shenjat në qafë, trupi në morg dhe gjendja e qelisë ku u gjet i vdekur, fotot tronditëse të autopsisë së Epstein Presidenti kinez Xi Jinping ka shkelur traditën diplomatike duke pritur personalisht në aeroportin e Shenzhenit kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump: Dy liderët shtrënguan duart dhe ndanë një përqafim të pazakontë, gjest ky që përbën një ndryshim të rëndësishëm nga protokolli kinez, sipas të cilit liderët e huaj priten në pallatin presidencial dhe jo në aeroport.
Përqafimet janë gjithashtu të rralla në sjelljen publike të Xi-së, i cili në të kaluarën një gjest të tillë ia kishte rezervuar kryesisht presidentit rus Vladimir Putin. Analistët kanë nxituar ta interpretojnë pritjen e Trumpit si një shenjë të rëndësisë që Kina i kushton marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, teksa Xi duket se ka përshtatur edhe gjuhën e tij diplomatike me stilin personal të presidentit amerikan.
Sipas disa zërave, përqafimi i Trumpit nuk ishte thjesht një gjest miqësor, por një sinjal simbolik i pozicionit që Kina kërkon të ketë në skenën ndërkombëtare.
Me këtë veprim, Xi Jinping synon të tregojë se Kina qëndron në të njëjtin nivel fuqie dhe rëndësie globale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Vladimir Putinit nuk iu rezervua e njëjta pritje:
Në aeroport, atë e priti Cai Qi, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të liderit kinez. Ky dallim në protokoll ka nxitur interpretime se Pekini mund të jetë duke dërguar një mesazh diplomatik edhe ndaj Moskës, në një kohë kur diskutohet për takimin trepalësh Kinë-SHBA-Rusi.
Gjatë darkës zyrtare nga ana tjetët, Trump dhe Putin u përshëndetën me shtrëngim duarsh, ndërsa Xi ndoqi takimin në cilësinë e mikpritësit.
Të enjten pritet takimi i tyre i parë trepalësh, një përballje kjo e cilësuar si historike me disa politikanë që e kanë krahasuar me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, ku udhëheqësit e fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore diskutuan dhe vendosën mbi riorganizimin e Europës pas luftës.
Top Channel