Zhdukja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit kalon në SPAK, Prokuroria e Rrethit shpall moskompetencën: Dyshime për grup të strukturuar kriminal
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën sa i përket çështjes për zhdukjen e 700 mijë eurove nga Posta, ku e akuzuar është ish-drejtoresha Elisabeta Mataj.
Bëhet me dije se nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Durrësit kanë dalë dyshime për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe të personave që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.
Pikërisht këto dyshime kanë bërë që çështja të kalojë në kompetencën e SPAK-ut, i cili pritet të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së vjedhjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
Kalimi i dosjes në SPAK pritet t’i japë një tjetër drejtim hetimit, ndërsa mbetet për t’u zbardhur se kush qëndron pas zhdukjes së shumës prej rreth 700 mijë eurosh dhe nëse në këtë skemë janë përfshirë edhe persona me funksione të larta publike.




