Ditët e fundit, mediat turke raportuan se sulmuesi Rey Manaj mund të largohej nga Sivasspor, madje që në merkaton e janarit.
Sipas atyre raportimeve, lojtari i Kombëtares shqiptare ishte i pakënaqur me mënyrën se si klubi po menaxhohet në aspektin financiar, si dhe me rezultatet e dobëta në Ligën e Parë turke, ku skuadra ndodhet në vendin e 18-të.
Të lidhura
None found
Megjithatë, përmes një “story” të postuar së fundmi në Instagram, Manaj u ka dhënë fund aludimeve për një largim të mundshëm. Sulmuesi lushnjar ka publikuar një imazh me fanellën e Sivasspor, ku shkruhej “Welcome”, që në shqip do të thotë “Mirësevjen”.
Gjatë këtij sezoni me Sivasspor, Manaj ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 13 paraqitje, duke kaluar formën më të mirë të karrierës së tij.







