• Kontakt
Wednesday, November 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi RAJONI

Ku është Millan Radoiçiç dhe si mund të jetë larguar nga Serbia pa pasaportë?

17:22 : 18/11/2026
në RAJONI

A është larguar Milan Radoiçiq nga Serbia dhe, nëse po, si ka mundur ta bëjë këtë pa pasaportë? Këto janë pyetjet për të cilat institucionet përgjegjëse serbe nuk japin përgjigje.

Radoiçiq, i afërt me pushtetin në largim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), është nën hetime në Serbi për sulmin e armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, në shtator të vitit 2023.

Atij i humbën gjurmët në kohën kur Serbia po përgatitet për ndryshimin e pushtetit, pas humbjes së SNS-së në zgjedhjet e tetorit.

Bojana Zoriq, nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS), thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të përjashtohet mundësia që këto zhvillime të kenë qenë një sinjal për Radoiçiqin.

Lexo edhe:

Nga sheshi i protestës në alternativë politike/ Analiza: A do ta ndjekë Shqipëria modelin serb?

Rrëzohet avioni ushtarak pranë Beogradit, humb jetën piloti

“Sinjal se mekanizmat e deritanishëm të mbrojtjes politike dhe institucionale nuk do të mund të funksionojnë më”, thotë ajo.

Edhe tre vjet pas sulmit të armatosur në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues, autoritetet serbe nuk kanë ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit.

Më 17 nëntor, Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi se kishte marrë vendim për caktimin e paraburgimit dhe shpalljen e Radoiçiqit në kërkim, pasi ai nuk ishte paraqitur në polici më 15 nëntor.

Radoiçiq ishte i detyruar, sipas masës së vendosur nga gjykata, të paraqitej në polici më 1 dhe 15 të çdo muaji.

“Është plotësisht e qartë se Radoiçiq ka ikur, sepse është lejuar të largohet dhe është paralajmëruar”, thotë avokati nga Beogradi, Aleksandar Olenik.

Sipas tij, në periudhën e pritjes së formimit të pushtetit të ri, “policia, në përgjithësi, nuk e dëgjon prokurorinë dhe, në përgjithësi, nuk dëshiron ta mbrojë interesin publik”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është duke e kërkuar Radoiçiqin.

Ajo nuk iu përgjigj as pyetjeve nëse ai është larguar nga Serbia dhe, nëse po, si ka mundur ta bëjë këtë pa pasaportë dhe në kundërshtim me masat gjyqësore në fuqi.

Radoiçiq nuk kishte të drejtë të largohej nga vendbanimi pa leje, e kishte të ndaluar të shkonte në Kosovë dhe i ishte konfiskuar pasaporta.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd e dyshon atë për disa vepra penale, që lidhen me furnizimin e paligjshëm me armë dhe “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

Vetë Radoiçiq ka pranuar se e ka udhëhequr grupin e armatosur që kreu sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Në atë kohë, ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kush mban përgjegjësi për zhdukjen e Radoiçiqit?

Autoritetet serbe, të udhëhequra nga SNS-ja, për vite me radhë e kanë përshkruar Milan Radoiçiqin si “hero serb”, që, sipas tyre, mbron popullin serb në Kosovë, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.

Radoiçiq është parë për herë të fundit në publik para zgjedhjeve në Serbi, më 9 tetor, kur mori pjesë në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe në Kragujevc.

Në zgjedhjet e 25 tetorit, SNS-ja pësoi humbje pas 14 vjetësh në pushtet.

Megjithëse pushteti i ri, që pritet të udhëhiqet nga Lista Studentore, ende nuk është formuar, policia dhe prokuroritë kanë nisur një sërë arrestimesh lidhur me vepra të ndryshme penale.

Zorana Bojiq thotë se, pavarësisht periudhës së tranzicionit politik, përgjegjësia për zbatimin e masave të mbikëqyrjes mbetet tek institucionet kompetente.

“Tranzicioni politik mund të shpjegojë pse ai mund të ketë vendosur të largohet pikërisht tani, por jo edhe se si ka mundur t’u shmanget masave të mbikëqyrjes që tashmë ishin në fuqi”, vlerëson ajo.

Disa ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd ta shpallte Radoiçiqin në kërkim, në publik qarkulluan pretendime jozyrtare se ai ishte arratisur në Rusi.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kanë informacione se Radoiçiq mund të ndodhet në Rusi.

Avokati Aleksandar Olenik kujton se në të kaluarën ka pasur raste kur pjesëtarë të regjimit të dikurshëm të Sllobodan Millosheviqit ishin larguar nga Serbia drejt Moskës.

“Nuk do të befasohesha nëse Moska, përkatësisht Rusia, do të ishte destinacioni i ri [i Radoiçiqit]”, thotë Olenik.

Megjithatë, ai shton se ka edhe shumë shtete të tjera ku “edhe me shuma jo aq të mëdha parash, mund të jetohet mjaft mirë, pa frikën e ekstradimit”.

Ambasada e Rusisë në Beograd nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse Milan Radoiçiq ndodhet në Rusi, deri në publikimin e këtij artikulli.

Rusia është nën sanksione perëndimore dhe është përballur me izolim ndërkombëtar që nga viti 2022, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në javët pas zgjedhjeve, nga Serbia u largua edhe Zvonko Veselinoviq, biznesmen nga veriu i Kosovës dhe bashkëpunëtor i deritanishëm i Radoiçiqit.

Siç kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë, Veselinoviqi fluturoi nga Sarajeva drejt Turqisë më 11 nëntor, duke përdorur pasaportën serbe.

Ai shoqërohej nga vëllai i tij, Zharko Veselinoviq.

Çfarë po ndodh me hetimet ndaj Radoiçiqit në Serbi?

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha më 16 nëntor se aktakuza për rastin Banjska nuk është ngritur, pasi autoriteteve serbe nuk u janë dorëzuar provat nga Kosova.

Megjithatë, pas sulmit të armatosur në Banjskë, Kosova kishte shpallur Radoiçiqin në kërkim përmes UNMIK-ut, por Serbia nuk kishte vepruar në bazë të këtij urdhërarrestimi.

Prokuroria e Kosovës ka akuzuar 45 persona për sulmin në Banjskë, prej të cilëve tre janë dënuar, ndërsa të tjerët, përfshirë Radoiçiqin, janë në arrati.

Si Bashkimi Evropian, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë.

Këto kërkesa u janë drejtuar edhe autoriteteve në Beograd.

Edhe pse Aleksandar Vuçiqi, gjatë mandatit të tij si president i Serbisë, kishte premtuar disa herë se Radoiçiq do të ndiqej penalisht, kjo nuk ka ndodhur as tre vjet pas sulmit.

Radoiçiq është gjithashtu nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të akuzave që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin/REL

Etiketa: Milan RadoiçiqSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga sheshi i protestës në alternativë politike/ Analiza: A do ta ndjekë Shqipëria modelin serb?

15:30 : 18/11/2026
BOTA

Rrëzohet avioni ushtarak pranë Beogradit, humb jetën piloti

19:44 : 17/11/2026
RAJONI

Video/ Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

12:01 : 17/11/2026
BOTA

Serbia pa shumicën e Vuçiçit, nis sot kapitulli i ri politik

08:45 : 17/11/2026
BOTA

Tri organizata serbe nga Kosova dorëzojnë kallëzim penal ndaj Vuçiç

19:49 : 16/11/2026
RAJONI

REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës?

13:47 : 16/11/2026

TË GJITHA

Ku është Millan Radoiçiç dhe si mund të jetë larguar nga Serbia pa pasaportë?

17:22 : 18/11/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit i kalon SPAK, dyshime për përfshirjen e zyrtarëve me imunitet parlamentar

17:07 : 18/11/2026

Tabaku kundër buxhetit 2027: Çfarë vlere kanë 10 mld euro kur ekzekutohen vetëm 36%?

16:56 : 18/11/2026

Avokati i Veliajt: Nuk u lejua 2 javë ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë

16:48 : 18/11/2026

Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën

16:40 : 18/11/2026

Vodhën para, flori dhe bizhuteri, përfundojnë në burg dy shqiptarë në Itali – EMRAT

16:38 : 18/11/2026

Studentët marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Parlamentit

16:32 : 18/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com