Avokati Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, ka komentuar një sërë figurash të njohura të politikës shqiptare, duke dhënë vlerësime të shkurtra dhe të drejtpërdrejta. Për kryeministrin Edi Rama, Ndreca u shpreh se ka bërë një punë fantastike për Shqipërinë, duke e cilësuar si “kryeministrin më të mirë dhe më të suksesshëm pas viteve ’90”. Ndërsa për Sali Berishën deklaroi: “Po mendoja të gjeja një gjë të mirë dhe atij, por pak e vështirë është”, duke kujtuar edhe djegien e gazetës “Koha Jonë”.
Lesi: Edi Rama?
Ndreca: Unë vijoj të besoj që Edi Rama ka bërë punë fantastike për Shqipërinë. Besoj që është kryeministri më i mirë i mbas 90-ës.Unë po bëj analizë objektive. Më pyete për Edi Ramën si person apo si kryeministër i vendit. Mbetet kryeministri më i suksesshëm, më i mirë që ka pas Shqipëria deri sot.
Lesi: Sali Berisha?
Ndreca: Po mendoja të gjeja një gjë të mirë dhe atij. Po pak e vështirë është. Ai që gjatë kohës kur kishte pushtetin më të fortë dogji gazetën ”Koha Jonë”.
Lesi: Bajram Begaj?
Ndreca: Burrë i mirë.
Lesi: Taulant Balla?
Ndreca: Socialist.
Lesi: Niko Peleshi?
Ndreca: Kryetar i mirë i parlamentit dhe është goxha i ekuilibruar.
Lesi: Gazmend Bardhi?
Ndreca: Demokrat.
Lesi: Flamur Noka?
Ndreca: Super demokrat
Lesi: Agron Gjekmarkaj?
Ndreca: Ky është malësor i mirë.
Lesi: Jozefina Topalli.
Ndreca: Katolike e mirë.
Lesi: Erjon Braçe?
Ndreca: Socialist luftarak.
Lesi: Gramoz Ruçi?
Ndreca: Socialist legjendë.
Lesi: Fatmir Xhafaj?
Ndreca: Institucion socialist.
Lesi: Lulzim Basha?
Ndreca: Ish-demokrat.
Lesi: Elisa Spiropali?
Ndreca: Socialiste luftarake.
Lesi: Agron Shehaj?
Ndreca: Biznesmen.
Lesi: Adriatik Lapaj?
Ndreca: Djalë i mirë.
Lesi: Arlind Qori?
Ndreca: Komunist i artikuluar
Lesi: Toni Gogu?
Ndreca: Djali i mirë.
Lesi: Dhe i fundit ai që mbron ti, Erjon Veliaj.
Ndreca: Kryetari më i mirë i bashkisë Tiranë.
