Bylykbashi: Buxheti 2027 është elektoral
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka kritikuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Bylykbashi tha se ky është një buxhet elektoral. Sipas tij, qeveria ka treguar se përpara çdo viti zgjedhor shpenzon më shumë para, me të vetmin qëllim konvertimin e tyre në vota.
“Edhe ky buxhet, kësaj radhe, është buxhet elektoral. Cili është modeli që ju do të ndiqni për të shpenzuar paratë e shqiptarëve? Ju jeni partia që keni kapur shtetin, e përdorni shtetin si kamzhik, si gomar, si kasafortë, si dorezë për të vjedhur. Burg, ky është shteti. A e keni parë çfarë presioni kishte uji i zjarrfikëses në Elbasan? Mezi hidhej ujë, por topat e ujit që përdorni në protestë janë ndryshe. Ju keni ngritur sistemin e patronazhimit për t’ua thyer kokën me shkop. Ky është shteti juaj. Cili është modeli që ju do të ndiqni për të shpërndarë paratë?”, tha Bylykbashi.




