Ai është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie, për t’u nisur drejt Hagës.

Para shtëpisë së tij, qytetarë të shumtë kishin pritur për orë të tëra, me shpresën për ta takuar, por nuk kanë pasur mundësi të komunikojnë me të.

AD PLACEHOLDER

Në momentin e largimit, qytetarët e kanë përcjellë nga afër, duke brohoritur vazhdimisht “UÇK, UÇK”.

Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë që nga arrestimi nga Gjykata Speciale, para gjashtë vjetësh. Herën e parë, atij i ishte lejuar të vinte në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.