Praktika të dyshimta biznesi, rrjedhja e të dhënave “rrezikon” Deutsche Bank Një banket me gatime luksoze dhe specialitete tradicionale kineze ishte përgatitur nga presidenti Xi Jinping për liderët botërorë të mbledhur në Shenzhen, në kuadër të samitit të APEC.
Nga karavidhet me xhenxhefil te bifteku i viçit me kërpudha dhe verërat e përzgjedhura kineze, menuja ishte ndërtuar për të prezantuar shijet më të veçanta të kuzhinës vendase.
Sipas gazetës South China Morning Post, darka nisi me një antipastë të ftohtë të quajtur “Qyteti i Rokut”, ndërsa mes pjatave kryesore spikatën supa me fshikëz notimi peshku dhe ullinj kinezë, si dhe karavidhet e skuqura me xhenxhefil dhe qepë të njoma.
Një nga përbërësit më të veçantë të menusë ishte pikërisht fshikëza e notimit të peshkut, një organ që i shërben peshkut për të ruajtur qëndrimin në ujë. Pasi nxirret dhe thahet, ajo përdoret në gatimin tradicional kinez, veçanërisht në supa, dhe konsiderohet një produkt luksoz, me vlerë të lartë në varësi të llojit dhe cilësisë.
Menuja përfshinte gjithashtu kërpudha morel, lakra të vogla dhe gështenja të përgatitura me salcë shafrani. Gjatë darkës, të ftuarit patën mundësinë të shijonin edhe tri specialitete të tjera të kuzhinës kantoneze.
Edhe ëmbëlsirat ishin pjesë e një përzgjedhjeje të pasur. Liderëve iu shërbye supë e ëmbël me fasule të kuqe, lëkurë mandarine dhe fara lotusi, krahas tortës, frutave të freskëta dhe akullores. Darka u përmbyll me kafe dhe çaj.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe verërave që shoqëruan gatimet. Në tavolina u servir një Cabernet Sauvignon i vitit 2019 nga rajoni Ningxia, një verë e bardhë e vitit 2020 dhe një verë ëmbëlsire me liçi nga Guangdong.
Top Channel