• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbi 10 mld euro të ardhura dhe sfida e zbatimit, zv/ministri Yzeiraj shpjegon se çfarë premton buxheti historik 2027!

by A. Q
18/11/2026 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me mbi 10 miliardë euro të ardhura dhe pak më tepër shpenzime, buxheti i vitit të ardhshëm ka hyrë në termat historikë të vendit.

Zv.ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, ndan mes sfidave të hartimit dhe atyre që do të shfaqë zbatimi i tij, duke konsideruar edhe përballimin e skenarëve ekonomikë më pak të favorshëm dhe sidomos borxhin publik.

“Në pesë vitet e fundit ne kemi shkuar nga një nivel i borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto mbi 75%, në një nivel që këtë vit do të jetë me shumë gjasa nën 53%, ndoshta edhe pak më pak”, tha zv.ministri Endrit Yzeiraj.

Aspekti që do ta bënte po ashtu historik buxhetin 2027, ai i uljes së TVSH-së për 54 produkte të shportës me 14 pikë përqindjeje, sfidohet gjithashtu nga një pasqyrim relativ te çmimet.

“Ne kemi bërë disa simulime. Çdo reduktim me më shumë se 10% ne do ta konsideronim një përcjellje relativisht të suksesshme të masës. Çdo reduktim me më pak se 5% do të ishte një përcjellje jo e kënaqshme e masës, ndërsa një përcjellje me 5 deri në 10%, pra një reduktim nga 5 deri në 10%, do të ishte një sukses i ndërmjetëm”, tha ai.

Ndërkohë që investimet publike janë parashikuar rreth 6,9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, një aspekt tjetër veprues, ai i klimës së investimeve në frymën e favorshmërisë që ofron vendi, mbetet nën presionin e fashës që ka rajoni, por edhe të detyrimeve të integrimit.

“Rritjet, le të themi, të detyrimeve që ne kemi bërë këtë vit, në një farë mënyre janë ndryshime që na përafrojnë qoftë me vendet e rajonit, qoftë me nivelet minimale të direktivave të Bashkimit Europian”, tha ai.

Ndërsa sigurimet shoqërore janë parashikuar rreth 10,6% më shumë se në vitin 2026. Sfida që vjen nga një e treta e popullsisë është ajo e mjaftueshmërisë.

“Dikur ky raport ka qenë katër apo pesë punonjës për një pensionist. Sot kudo në Europë ky raport është nën dy prej vitesh tashmë dhe, duke filluar që nga viti aktual, edhe me një fond të përcaktuar që në fillim të vitit, ne po mbështesim fondin e pensioneve me pjesën tjetër të burimeve buxhetore”, u shpreh Yzeiraj.

Për zv.ministrin e Financave, nga ana tjetër, grupet e interesit dhe të tjerë nuk kanë qenë të përjashtuar nga informimi paraprak, njëkohësisht me faktin tjetër që në komisione nuk u kërkuan gjëra të panjohura për hartuesit e buxhetit.

“Pra, ishte thënë me kohë që, sidomos drejt vitit 2029, sa më shumë afroheshim me procesin e anëtarësimit, aq më shumë do të rritej presioni ndaj nesh për të bërë disa ndryshime dhe për të pasur kuadrin tatimor në përputhje me regjimet që përcakton Bashkimi Europian”, tha Yzeiraj. /rtsh/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 10 mld euro të ardhura dhe sfida e zbatimit, zv/ministri Yzeiraj shpjegon se çfarë premton buxheti historik 2027!

Mbi 10 mld euro të ardhura dhe sfida e zbatimit, zv/ministri Yzeiraj shpjegon se çfarë premton buxheti historik 2027!

November 18, 2026
Buxheti 2027/ Ministri Malaj: Ulja e pragut të TVSH nga 10 në 5 milionë lekë, me kërkesë të FMN-së! Fermerët nuk preken

Buxheti 2027/ Ministri Malaj: Ulja e pragut të TVSH nga 10 në 5 milionë lekë, me kërkesë të FMN-së! Fermerët nuk preken

November 18, 2026
Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, identifikohet në SHBA përdoruesi i pseudonimit “Mikhail Andropov”! FBI përjashton përfshirjen e tij

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, identifikohet në SHBA përdoruesi i pseudonimit “Mikhail Andropov”! FBI përjashton përfshirjen e tij

November 18, 2026
Samiti në Kinë/ Xi Jinping thyen traditën, e pret personalisht në aeroport homologun Trump, presidenti amerikan e përqafon!

Samiti në Kinë/ Xi Jinping thyen traditën, e pret personalisht në aeroport homologun Trump, presidenti amerikan e përqafon!

November 18, 2026
Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr dosjen në hetim, dyshohet për një grup të strukturuar kriminal!

November 18, 2026
“I pres me durimin më të madh!”- Berisha në dorën e faktorit opozitar: Kemi kandidat për Tiranën por duam bashkim me partitë e reja!

“I pres me durimin më të madh!”- Berisha në dorën e faktorit opozitar: Kemi kandidat për Tiranën por duam bashkim me partitë e reja!

November 18, 2026
Shkelja e barazisë në tendera, GJKKO dënon me 16 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci, masë edhe për…

Shkelja e barazisë në tendera, GJKKO dënon me 16 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci, masë edhe për…

November 18, 2026
Kuvend/ Braçe kritikon ministrat për mosrealizimin e buxhetit dhe kërkon masa: Kush e rrezikon, duhet të largohet nga Qeveria!

Kuvend/ Braçe kritikon ministrat për mosrealizimin e buxhetit dhe kërkon masa: Kush e rrezikon, duhet të largohet nga Qeveria!

November 18, 2026
Protesta e studentëve, tubuesit zhvendosen pranë Kuvendit, djegin koshin e mbeturinave! Vijon seanca parlamentare, Policia me gardh sigurie

Protesta e studentëve, tubuesit zhvendosen pranë Kuvendit, djegin koshin e mbeturinave! Vijon seanca parlamentare, Policia me gardh sigurie

November 18, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Kush e mban përgjegjësinë?”- Avokati Ndreca ngre shqetësimin për shëndetin e Veliajt: Dy javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut!

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In