E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Showbiz

Nga frymëzimi italian te xhirimet në Durrës, Rike Roçi zbulon detaje nga filmi “Pushime për tre”

Producentja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë detaje nga filmi komedi “Pushime për tre”, duke zbuluar edhe disa nga sfidat gjatë xhirimeve.

E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, ajo tregoi se filmi është frymëzuar nga komeditë italiane dhe është xhiruar në Durrës, qytetin e saj të lindjes.

Roçi u ndal edhe te një prej skenave më të vështira, ku temperaturat e ulëta dhe xhirimet që nisën në orët e para të mëngjesit e bënë eksperiencën jo pak të sikletshme.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rike Roçi: “Pushime për tre” është një komedi pak ndryshe nga të tjerat. E ka marrë frymëzimin nga komeditë italiane. Është xhiruar në Durrës, në qytetin tim të lindjes. Unë dua ta shohin sa më shumë njerëz. Është pak e frymëzuar nga Italia.

Fjodora Fjora: Mendoni se ia keni arritur?

Rike Roçi: Besoj se po. Jam krenare për këtë bashkëpunim. Ia kemi dalë.

Fjodora Fjora: Një skenë të vështirë?

Rike Roçi: Ka qenë skena masive, me figurantë. Kemi xhiruar herët në mëngjes. Kishte xhirime të paparë. Në orën 6 të mëngjesit filloi i ftohti, make up-i filloi të binte. Ka qenë një natë pak e sikletshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.