Qeveria amerikane ka konfirmuar se Irani dhe grupe kibernetike të lidhura me të kanë shënjestruar infrastrukturën kritike të SHBA-së që prej nisjes së konfliktit mes dy vendeve.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Mark Wayne Mullin, bëri të ditur se aktiviteti kibernetik është përqendruar kryesisht te sektorët e transportit, shëndetësisë, furnizimit me ujë, energjisë dhe shërbimeve financiare.
Sipas vlerësimeve amerikane, të bëra publike nga mediat e huaja, sulmet e deritanishme kanë shkaktuar ndikime të kufizuara në disa objekte industriale, por autoritetet paralajmërojnë se dobësitë në sistemet e sigurisë kibernetike mund të sjellin pasoja më serioze.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë të jenë të larta, ndërsa sulmet ndaj objektivave ushtarake dhe anijeve tregtare në rajonin e Gjirit Persik janë shtuar.
