Orët e pasdites sollën në Kuvend deputeten Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga çdo funksion drejtues në Partinë Socialiste dhe debatoi me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë.

Vendi i Elisa Spiropalit bosh, mes Lindita Nikollës dhe Ervin Hoxhës

Spiropali nuk ishte në sallë ndërsa kryeministri mbajti fjalimin për buxhetin 2027 dhe u shfaq vetëm në orët e pasdites.

Fillimisht u ul në vendin e deputetit Ilir Pendavinji, ku u filmua duke bërë një bisedë me deputetin Bledi Çuçi.

1795021094_spiropalimebledicucin.jpg

Elisa Spiropali duke diskutuar me Bledi Çuçin

Më pas, Spiropali zuri vendin e saj krah Lindita Nikollës, por kjo e fundit nuk shkëmbeu asnjë fjalë. Pranë tyre edhe Iris Luarasi që shfaqet duke folur në celular.

Elisa Spiropali e ulur në karrigen e saj, krah Lindita Nikollës

Megjithatë, ulja e Spiropalit në vendin e saj në krah të deputetëve socialistë, rrit interesin për qëndrimin që ajo mund të mbajë në Kuvend, dhe nëse do të dalë apo jo deputete e pavarur, pasi kërkesa për përjashtimin e saj nga grupi i PS-së, të zyrtarizohet.