Qindra qytetarë që protestojnë çdo natë dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kanë mbërritur tek kryeministria, pasi protestuan për disa orë tek parlamenti.
Por ndryshe nga parlamenti, kur qytetarët kanë mbërritur tek kryeministria janë përballur me policinë.
Këta të fundit, kanë nisur aksionin për ti ndaluar dhe për të mos i lënë që të protestojnë. Policia ka ndërhyrë për ti shpërndarë, ndërsa protestuesit janë grumbulluar në një anë të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
© SYRI.net