Portugalia fitoi 2-3 në Cardiff ndaj Uellsit, në ndeshjen e fundit në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Ky rezultat shënoi fitoren e parë të skuadrës që nga tërheqja e Cristiano Ronaldos nga futbolli ndërkombëtar, e ndodhur më herët gjatë muajit nëntor.
Heroi i takimit ishte Carlos Forbs me golin e shënuar në pjesën e dytë, ku u fut si zëvendësues. Pas ndeshjes, 22-vjeçari foli për golin e tij të parë me Portugalinë dhe për faktin që mbajti veshur fanellën me numrin 7, që direkt të lidh me Cristiano Ronaldon.
“Është një ndjesi e veçantë; nuk do ta harroj kurrë ditën e sotme. Gjëja më e rëndësishme është se ia dolëm të fitonim; jam i lumtur për këtë”, deklaroi Forbs pas ndeshjes.
Pavarësisht trashëgimisë së lënë nga Ronaldo, i cili ka shënuar 146 gola me kombëtaren, Forbs mbeti modest në lidhje me fanellën e tij të re. “E di që është një numër me rëndësi të veçantë, por nuk ndjeva ndonjë peshë shtesë duke e veshur atë,” shtoi ai.







