Miliona fansash dhe rikthimi në Vice City - çfarë solli GTA 6, video-loja më e pritur e dekadës
Trembëdhjetë vjet pritje, miliona fansa në mbarë botën dhe rikthimi në një prej qyteteve më të njohura në historinë e videolojërave.
Video-loja GTA VI pritet të dalë më 19 nëntor, ndërsa pjesa e re e serisë legjendare sjell një histori për një çift të përfshirë në botën e krimit, një ambient të frymëzuar nga Miami dhe shumë detaje që tashmë kanë zgjuar interesim të madh në komunitetin e lojërave.
Se GTA VI nuk është thjesht një tjetër videolojë, e dëshmon fakti se paraardhësja e saj, GTA V, është shitur në më shumë se 230 milionë kopje, ndërsa e gjithë seria ka kaluar shifrën prej 470 milionë kopjesh të shitura. Prandaj, nuk është për t'u habitur që çdo trailer i ri i GTA VI shndërrohet në një ngjarje më vete, ndërsa fansat prej muajsh analizojnë edhe detajet më të vogla.
Këtë herë, lojtarët rikthehen në Vice City, qytetin e frymëzuar nga Miami, i njohur për dritat neoni, veturat luksoze, plazhet dhe jetën e natës. Megjithatë, aventura nuk kufizohet vetëm në rrugët e qytetit. Ngjarjet zhvillohen edhe në shtetin imagjinar amerikan Leonida, i cili përfshin zona tropikale, këneta dhe shumë lokacione të tjera që presin të eksplorohen.
Një prej risive më të mëdha është prezantimi i dy personazheve kryesore, Lucia Caminos dhe Jason Duval. Lucia është personazhi i parë femër në rolin kryesor në epokën moderne 3D të serisë GTA. Historia e tyre, e frymëzuar nga dinamika e çifteve kriminale si Bonnie dhe Clyde, sjell një kombinim të dashurisë, rrezikut, grabitjeve dhe kthesave të papritura.
Një tjetër risi lidhet me mënyrën e lojës. Pamjet e publikuara tregojnë mundësinë e kalimit nga njëri personazh kryesor te tjetri, reagime më dinamike të ambientit dhe aktivitete të shumta jashtë historisë kryesore.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe muzikës. Për kolonën zanore origjinale është angazhuar dyshja franceze e muzikës elektronike Justice, ndërsa në emrat e lidhur me kolonën zyrtare muzikore përfshihen edhe SZA dhe Tame Impala.
Një tjetër detaj interesant është se GTA VI, në ditën e lansimit, nuk do të jetë e disponueshme për PlayStation 4, por vetëm për konsolat PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S. Për këtë arsye, PlayStation 5 konsiderohet një prej kombinimeve më të dëshiruara për adhuruesit e aventurës së re GTA.
Ndërkohë, kompania MaxBet ka organizuar një lojë shpërblyese në Serbi, përmes së cilës pjesëmarrësit mund të fitojnë 100 konsola PlayStation 5, të shoqëruara me lojën GTA VI.
Loja shpërblyese zhvillohet nga 17 nëntori deri më 31 dhjetor 2026. Përveç pakove për lojëra, fondi i shpërblimeve përfshin edhe 100 telefona iPhone Duo dhe një veturë Ford Mustang si çmimin kryesor. Vlera e përgjithshme e 201 shpërblimeve tejkalon 54 milionë dinarë.
Pjesëmarrja është e dedikuar për përdoruesit madhorë, të regjistruar dhe të verifikuar në platformën MaxBet, të cilët regjistrohen në promocion. /Telegrafi/





























