E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

“Mungesa e sponsorëve pengon talentet”, kampionet e sportit flasin për sukseset dhe sfidat

Të rinjtë dhe sporti ishte tema e diskutuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, ku të ftuarat ndanë eksperiencat e tyre në sportet e taekëondosë dhe xhudos, sfidat gjatë rrugëtimit sportiv, si dhe objektivat për garat e ardhshme.

Trajnerja e taekwondosë, Arjola Kasaj, ngriti si shqetësim mungesën e sponsorëve dhe mbështetjes financiare për sportistët e rinj.

Ajo theksoi se është e vështirë të kesh fëmijë të talentuar, por të mos kesh mundësi financiare për t’i ndjekur dhe mbështetur në aktivitetet e tyre sportive. Kasaj u shpreh se prej vitit 2009 sportistët e saj kanë arritur të shpallen kampionë në grupmosha të ndryshme.

Ndërkohë, kampionia e xhudos, Fjoralba Marku, foli për synimet e saj të ardhshme, duke theksuar se dëshiron të arrijë sa më shumë medalje dhe rezultate në kampionate.

Reklamë

 Ajo veçoi gjithashtu Majlinda Kelmendin si një legjendë të xhudos dhe një shembull që çdo sportist do të dëshironte të ndiqte.

Edhe kampionia e taekwondosë, Emma Kreshpa, ndau objektivat e saj në këtë sport, duke zbuluar se gara e radhës ku do të marrë pjesë është Kupa e Shqipërisë. Ajo kujtoi gjithashtu suksesin e arritur si kampione në Kampionatin Ballkanik.

 “Është e vështirë të kesh fëmijë të talentuar, por të mos kesh mundësi t’i ndjekësh. Mungesa e sponsorëve është problem. Kemi që në vitin 2009 që jemi kampionë, dhe në mosha të ndryshme”, tha Arjola Kasaj, trajnere taekwondoje.

 “Synimi i radhës është të arrijë sa më shumë medalje, fituese në kampionate. Majlinda Kelmendi është një legjendë në judo dhe shembull që çdo sportiste do të donte ta ndiqte”, u shpreh Fjoralba Marku, kampione xhudoje.

“Kompeticioni i radhës është Kupa e Shqipërisë. Kampione në Kampionatin Ballkanik”, tha Emma Kreshpa, kampione taekwondoje.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.