Burgim i përjetshëm për nënën që la në det vajzën 3-vjeçare, në gjyq deklaron: Nuk jam vrasëse

Gjykata e Athinës ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për një 33-vjeçare me origjinë algjeriane, e cila u akuzua se mori jetën e vajzës së vet 3-vjeçare. Trupi i së miturës u gjet në det në plazhin Edem, në zonën e Paleó Faliro, në korrik të vitit 2025.

Përveç dënimit kryesor, gjykata i ka shtuar edhe tre vite heqje lirie për veprën penale të dhunës në familje. Trupi gjykues e shpalli njëzëri fajtore për vrasje me dashje në kushtet e një gjendjeje të qetë psikologjike dhe nuk i njohu asnjë rrethanë lehtësuese.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës, e pandehura i mohoi akuzat për vrasje dhe dha shpjegimin se vajza ishte rrëzuar në banjë dhe kishte goditur kokën. Sipas këtij versioni, ajo kishte besuar se fëmija kishte vdekur dhe, nga frika se mund t’i hiqeshin edhe fëmijët e tjerë, vendosi ta linte trupin në det.

“Unë nuk jam vrasëse, nuk e vrava fëmijën tim”, deklaroi ajo në fund të dëshmisë, teksa kërkoi të mos i humbiste as të miturit e tjerë.

Në rrëfimin e saj, gruaja u shpreh se më parë vajza ishte goditur nga partneri i saj dhe se në ditën e ngjarjes kishte vjella dhe ishte ndjerë e lodhur. Ajo tregoi se teksa po e lante në dush, 3-vjeçarja u rrëzua dhe pësoi konvulsione.

E pyetur nga kryetarja e trupit gjykues përse nuk kërkoi ndihmë mjekësore ose nuk njoftoi policinë, ajo u përgjigj se ishte trembur dhe gjendej në gjendje shoku.

Ajo shtoi gjithashtu se vendimin për ta lënë vajzën në det e mori e nisur nga bindjet e saj fetare, pasi besonte se ky veprim do të ishte më i favorshëm për shpirtin e fëmijës.

Nga ana tjetër, prokurorja kërkoi dënimin e saj sipas akuzave, duke vënë në dukje se vogëlushja ishte ende gjallë kur u la në ujë dhe se nëna kishte pranuar një vdekje të sigurt për të.

Prokurorja përmendi edhe dëmtimet e konstatuara në trupin e fëmijës, ku përfshiheshin plagë dhe gërvishtje të shkaktuara para dhe pas vdekjes. Ajo solli në vëmendje gjithashtu dëshmitë e partnerit të së pandehurës, të një fqinjeje dhe të drejtueses së shkollës, të cilat, sipas saj, provonin raste të mëparshme keqtrajtimi dhe neglizhimi ndaj vajzës.

Pretendimin se i vetmi përgjegjës për dhunën ishte partneri i saj, prokurorja e hodhi poshtë, duke kujtuar se 33-vjeçarja nuk e kishte dërguar vajzën në spital dhe nuk kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet.

Një tjetër fakt i dalë gjatë procesit ishte se vetëm dy ditë pas vdekjes së vajzës, gruaja kishte kontaktuar ambasadën algjeriane në Athinë për të mësuar mënyrat e kthimit në vendin e saj.

Sipas mediave greke, ajo kishte thënë se kishte vetëm dy fëmijë dhe jo tre, duke e lënë jashtë këtij rrëfimi vajzën që kishte humbur jetën. Arrestimi i saj erdhi para se ajo të arrinte të largohej nga Greqia.


Shtuar më 18.11.2026 18:56

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet