• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projektligji i ri “Për ushqimin”, hiqet sistemi aktual i licencimit! Regjistrim i stabilimenteve dhe Komision i Pavarur për Vlerësimin e Riskut

by A. Q
18/11/2026 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hartuar projektligjin e ri “Për ushqimin”, i cili synon të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 2008 dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me Rregulloren (KE) nr. 178/2002 të Bashkimit Evropian në kuadër të Kapitullit 12 të negociatave për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare.

Nisma ligjore sjell riorganizimin e plotë të sistemit të sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes.

Sipas relacionit shpjegues që shoqëron projektaktin, ndërhyrja diktohet nga nevoja për të tejkaluar fragmentimin e kuadrit aktual dhe për të garantuar “një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe të interesave të konsumatorëve”, duke vendosur përgjegjësinë parësore të sigurisë te vetë operatorët e biznesit ushqimor, ndërsa autoritetet publike verifikojnë zbatimin përmes kontrolleve zyrtare.

Ndarja e vlerësimit shkencor dhe komisionet e reja

Një nga risitë themelore të projektligjit është sistemimi i analizës së riskut përmes ndarjes funksionale ndërmjet vlerësimit shkencor dhe menaxhimit rregullator. Për këtë qëllim ngrihen dy struktura të posaçme kolegjiale.

Komisioni i Përhershëm për Vlerësimin e Riskut (KPVR)

Një organ shkencor i përhershëm prej 7 anëtarësh me përvojë të provuar, i cili do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga strukturat ekzekutive dhe do të publikojë opinione e raporte shkencore mbi sigurinë ushqimore, duke zbatuar edhe parimin parandalues kur ekziston pasiguri shkencore.

Komisioni për Autorizimin për Vendosjen në Treg të Produkteve

Një trupë prej 5 anëtarësh që do të shqyrtojë dhe autorizojë paraprakisht kategoritë e veçanta, ku përfshihen ushqimet e reja, aditivët, enzimat, aromatizuesit dhe produktet që përmbajnë apo prodhohen nga organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ), duke garantuar që ato të dalin në treg vetëm pasi të vërtetohet siguria e tyre.

Nga licencimi te regjistrimi i stabilimenteve dhe gjurmueshmëria

Projektligji heq dorë nga sistemi aktual i licencimit të operatorëve, duke kaluar në një sistem evropian të bazuar në regjistrimin e detyrueshëm të stabilimenteve dhe miratimin paraprak të atyre që prodhojnë produkte me origjinë shtazore.

Relacioni sqaron se ky ndryshim “synon të garantojë zbatimin e kërkesave të sigurisë ushqimore, pa krijuar barriera administrative të panevojshme për operatorët ekonomikë”, duke parashikuar edhe rregulla fleksibiliteti për prodhuesit e vegjël apo kushtet e veçanta të prodhimit, pa cenuar objektivat e sigurisë.

Për të garantuar kontrollin përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor, ligji konsolidon detyrimin e operatorëve për zbatimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP, etiketimin e saktë që shmang mashtrimin e konsumatorit, si dhe mekanizmat e gjurmueshmërisë, tërheqjes nga tregu dhe rikthimit të produkteve të pasigurta nga konsumatorët në rast incidentesh.

Rrjeti i njoftimit të shpejtë dhe Njësia e Krizës

Përballë risqeve serioze që mund të kërcënojnë shëndetin publik, projektligji krijon sistemin kombëtar të njoftimit të shpejtë, i cili do të shkëmbejë informacion në kohë reale mes institucioneve vendase dhe sistemeve ndërkombëtare.

Po ashtu, parashikohet hartimi i një plani të përgjithshëm të menaxhimit të krizave dhe ngritja e një Njësie Krize në rast emergjencash ushqimore me përmasa të mëdha.

Afati i zbatimit dhe kostoja buxhetore

Zbatimi i ligjit do të mbikëqyret nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pa shtuar numrin e punonjësve në organikat ekzistuese.

Për periudhën 2027–2029, efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të dy komisioneve shkencore dhe sigurimin e ekspertizës së specializuar vlerësohen në total deri në 5,81 milionë lekë (1 milion lekë në vitin 2027, 2,23 milionë lekë në 2028 dhe 2,58 milionë lekë në 2029), të cilat do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji i ri “Për ushqimin”, hiqet sistemi aktual i licencimit! Regjistrim i stabilimenteve dhe Komision i Pavarur për Vlerësimin e Riskut

Projektligji i ri “Për ushqimin”, hiqet sistemi aktual i licencimit! Regjistrim i stabilimenteve dhe Komision i Pavarur për Vlerësimin e Riskut

November 18, 2026
“Buxhet 10 miliardë euro”- Debati në Kuvend, Çuçi replikon me Tabakun: Fakt se është më i madhi në historinë e Shqipërisë!

“Buxhet 10 miliardë euro”- Debati në Kuvend, Çuçi replikon me Tabakun: Fakt se është më i madhi në historinë e Shqipërisë!

November 18, 2026
Gjuha shqipe në diasporë, mbahet konferenca shkencore në Universitetin e Shkodrës

Gjuha shqipe në diasporë, mbahet konferenca shkencore në Universitetin e Shkodrës

November 18, 2026
“Bombë e pistë nga Irani?”, Sekretari Rubio reagon: Nuk ekziston një kërcënim i bazuar ndaj Uashingtonit!

“Bombë e pistë nga Irani?”, Sekretari Rubio reagon: Nuk ekziston një kërcënim i bazuar ndaj Uashingtonit!

November 18, 2026
Pas arrestimit nga FBI, babai i Meghan Markle sërish në telashe, përballet me akuza të tjera edhe në Filipine!

Pas arrestimit nga FBI, babai i Meghan Markle sërish në telashe, përballet me akuza të tjera edhe në Filipine!

November 18, 2026
Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, largohet nën prezencën e Policisë dhe thirrjeve: UÇK…! (VIDEO)

Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, largohet nën prezencën e Policisë dhe thirrjeve: UÇK…! (VIDEO)

November 18, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Armiku real i realizimit të buxhetit dhe pasojat afatgjata në ekonomi

November 18, 2026
Buxheti i Drejtësisë, ministri Gogu nga Kuvendi: 29,6 mld lekë për 2027-ën, hapim dhe 5 zyra të reja për ndihmë juridike falas!

Buxheti i Drejtësisë, ministri Gogu nga Kuvendi: 29,6 mld lekë për 2027-ën, hapim dhe 5 zyra të reja për ndihmë juridike falas!

November 18, 2026
Lufta hibride/ Alarm kibernetik në SHBA, nga aeroportet tek rrjetet sekrete të NSA-s, shtohen incidentet!

Lufta hibride/ Alarm kibernetik në SHBA, nga aeroportet tek rrjetet sekrete të NSA-s, shtohen incidentet!

November 18, 2026
Përfitimet e kuqezinjve nga shorti për “Euro 2028”, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë për kualifikueset!

Përfitimet e kuqezinjve nga shorti për “Euro 2028”, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë për kualifikueset!

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In