As për 300 milionë euro?” Presidenti i Bayern Munichut: Michael Olise është i pashitshëm

Sulmuesi francez Michael Olise është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të Bayern Munichut, ndërsa formën e tij e kanë vënë re disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Për shërbimet e tij interesim kanë shfaqur ekipe të ndryshme angleze, por edhe Real Madridi, i cili nuk e ka fshehur vlerësimin për sulmuesin francez.

Të lidhura

None found

Megjithatë, drejtuesit bavarezë nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij. Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka bërë të qartë se Olise nuk është në shitje, madje as nëse do të vinte një ofertë prej 300 milionë eurosh.

“Ne nuk jemi një klub që shet, ne jemi një klub që blen. Michael ndihet mirë këtu dhe e di se çfarë ka te Bayern Munichu”, deklaroi Hainer për “t-online”.

Olise ka kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2029, ndërsa marrëveshja mes palëve nuk përmban klauzolë largimi.

Kështu, Bayern Munichu u dërgon një mesazh të qartë klubeve të interesuara: sulmuesi francez është pjesë e rëndësishme e projektit dhe nuk është i disponueshëm për shitje.


Shtuar më 18.11.2026 19:13

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet