Buxheti 2027, Koçiu: Historik për Shqipërinë, do të ndihet në jetën e qytetarëve
Zv.kryeministrja, Albana Koçiu, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2027 historik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Me anë të një videopostimi në rrjetet sociale nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, Koçiu thekson se rritja ekonomike do të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve: në shportën e ushqimeve, në faturën e karburantit, në të ardhurat e pensionistëve, në mbështetjen për fëmijët dhe në mundësitë për të rinjtë.
Postimi i Koçiut:
👉 Ky është thelbi i Buxhetit 2027, prej 10 miliardë eurosh, dhe vizioni ynë për Shqipërinë Europiane: një vend më i zhvilluar, ku çdo familje ka më shumë siguri për të sotmen dhe më shumë besim te e ardhmja.
Një ekonomi më e fortë duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve: në shportën e ushqimeve, në faturën e karburantit, në të ardhurat e pensionistëve, në mbështetjen për fëmijët dhe në mundësitë për të rinjtë.




