Elisa Spiropali është rikthyer në Kuvend disa orë pas nisjes së seancës plenare, në një kohë kur ndaj saj është marrë vendimi për përjashtimin nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti rreth orës 18:00, pasi kryeministri Edi Rama kishte përfunduar fjalën e tij për projektbuxhetin e vitit 2027. Ajo u shfaq e qeshur dhe, para se të ulej në sallë, shkëmbeu disa fjalë me deputetin Bledi Çuçi.

Më pas, Spiropali zuri vendin e saj mes deputetëve socialistë, pranë Lindita Nikollës, me të cilën nuk pati komunikim.

Spiropali2
Spiropali2

Prania e saj në radhët e grupit socialist vjen pas zhvillimeve të fundit brenda PS-së, ndërsa ende nuk është bërë e qartë nëse masa ndaj saj do të shtrihet edhe në grupin parlamentar.

Pritet të shihet nëse Spiropali do të vijojë të ushtrojë mandatin si deputete e Partisë Socialiste apo do të kalojë si deputete e pavarur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb