Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe i ka kaluar SPAK-ut dosjen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Vendimi u mor pasi hetimet ngritën dyshime se pas skemës së abuzimit ishte përfshirë një grup i strukturuar kriminal dhe i personave që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Shuma prej rreth 700 mijë eurove ishte e destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Shijakut dhe Krujës. Paratë dyshohet se u përvetësuan dhe nuk u arkëtuan gjatë muajve prill dhe maj 2026. Rasti u kallëzua në prokurori nga vetë Posta Shqiptare pas një kontrolli të brendshëm në korrik 2026.