Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit vetëm rreth orës 18:00, disa orë pasi seanca kishte nisur dhe pasi kryeministri kishte mbajtur fjalën për buxhetin 2027. Spiropali pati një bisedë të shkurtër me Bledi Çuçin, ndërsa më pas u ul në vendin e saj, pranë Lindita Nikollës, pa pasur komunikim me të. Prania e saj në krah të deputetëve socialistë vjen në një kohë kur mbetet e paqartë nëse ajo është përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i PS-së.