“Duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi”/ Samiti APEC, Xi Jinping: Duhet të punojmë në mënyrë të qëndrueshme Kërcënimet që vijnë nga Irani ndaj qytetarëve amerikanë, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, janë rritur ndjeshëm sipas zyrtarëve në SHBA.
Paralajmërimi u bë nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare amerikane, Jay Clayton, gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, në Uashington.
“Ne mbetemi të angazhuar për zbulimin, parandalimin dhe luftimin e planeve vdekjeprurëse iraniane, si jashtë ashtu edhe brenda Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Clayton, duke theksuar se personeli amerikan në të dyja zonat përballet me rrezik më të madh.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur Irani ka kërcënuar se do të sulmojë forcat amerikane dhe aleatët e tyre në rajon, në shenjë hakmarrjeje për goditjet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj territorit iranian në shkurt. Sipas raportimit, sulmet kanë vijuar edhe më shumë se tetë muaj pas nisjes së tyre.
Në një memorandum të muajit të kaluar, të siguruar nga Reuters, Clayton kishte paralajmëruar se Teherani kishte intensifikuar përpjekjet për të goditur personelin amerikan dhe se planet për sulme vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të SHBA-së kishin arritur në faza të avancuara.
Ndërkohë, një raport i CNN, duke iu referuar vlerësimeve të inteligjencës amerikane, ngriti mundësinë që Irani mund të jetë duke planifikuar një sulm me bombë të pistë në Uashington. I pyetur për këtë çështje, Clayton nuk pranoi të komentonte raste konkrete, por tha se kërcënimet e këtij lloji nuk janë të reja.
Top Channel