Rama: Bullgarët duhet të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka më arsye për mosmarrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se pakica bullgare duhet të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një interviste për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), ai u shpreh se midis Shkupit dhe Sofjes nuk ekziston më asnjë motiv për mosmarrëveshje lidhur me këtë çështje.

Të lidhura

None found

Rama sqaroi se kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në ligjin themelor të vendit buron nga marrëveshja e arritur mes dy shteteve me ndërmjetësimin e Francës.

I pyetur nëse tensionet me udhëheqjen bullgare vazhdojnë, ai u përgjigj se rrethanat gjatë tre viteve të para kanë qenë të ndryshme nga ato të tanishmet.

“Mendoj se tani nuk ka arsye për mospajtim, sepse nevoja që pakica bullgare të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë është plotësisht e qartë. Kjo doli nga marrëveshja mes dy vendeve”, deklaroi Rama.

Ndryshimet kushtetuese që parashikojnë shtimin e bullgarëve në listën e bashkësive të njohura në Kushtetutë janë pjesë e kompromisit të vitit 2022 për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.


Shtuar më 18.11.2026 19:37

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet