Sërish tensione në protestën e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.

Qytetarët janë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët i ndjekin nga mbrapa.

Policia po largon protestuesit nga rruga, me argumentn se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Kjo ndodh, në një kohë, që drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e kryeqytetit.

Policia ka marrë urdhra, për të mos lejuar një protestë normale qytetare, edhe pse protestuesit kanë deklaruar se kanë marrë leje dhe janë të rregullt ligjërisht. Ata shprehen se është e paprecedentë, që mos lejohen të protestojnë, pasi kjo është e drejtë themelore qytetare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb