Edhe protesta e sotme nga studentët dhe qytetarët po pengohet nga Policia e Shtetit. Qytetarët janë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët i ndjekin nga mbrapa.
Policia po largon protestuesit nga rruga, me argumentn se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve. Kjo ndodh në një kohë që drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e kryeqytetit.
Policia ka marrë urdhra, për të mos lejuar një protestë normale qytetare, edhe pse protestuesit kanë deklaruar se kanë marrë leje dhe janë të rregullt ligjërisht. Ata shprehen se është e paprecedentë, që mos lejohen të protestojnë, pasi kjo është e drejtë themelore qytetare.
