Duke qenë se po luan një rol dytësor tek Arsenal, Martin Zubimendi pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Premier League, gjatë merkatos së janarit ose maksimumi në verën e ardhshme.
Prej kohësh është përfolur për një interesim konkret nga ana e Real Madridit për mesfushorin spanjoll, i cilli duket profili i duhur për të plotësuar mesfushën e Jose Mourinho-s.
Nga ana tjetër, për kampionin e botës me Spanjën, ka një interes të shtuar nga Chelsea. Sipas AS, “Blutë” e Londrës kanë ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll, i cili është një kërkesë e Xabi Alonsos.
Trajneri bask e ka vendosur si prioritet absolut transferimin e Zubimendit, vlera e të cilit në treg llogaritet mbi 60 milionë euro.







