Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga ambientet e Agjencisë për Media dhe Informim, ku vijon puna intensive për zhvillimin dhe funksionimin e platformës “Fol me Kryeministrin”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka theksuar se platforma po regjistron një interes të konsiderueshëm nga qytetarët, të cilët po e frekuentojnë atë për të komunikuar me institucionet.
“Në Agjencinë për Media dhe Informim, ku punohet intensivisht edhe për platformën ‘Fol me Kryeministrin’, e cila ka një frekuentim mbresëlënës nga qytetarët”, shkruan Rama.
Platforma synon të krijojë një kanal komunikimi mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë, duke u dhënë atyre mundësinë të përcjellin shqetësime, sugjerime dhe çështje që kërkojnë vëmendje institucionale.