Guardiola merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen, pas ofertave nga Arabia Saudite dhe SHBA

18 Nëntor 2026
20:12
Telesport
back button

Pep Guardiola do vazhdojë të shijojë pushimet, pavarësisht ofertave të ardhur së fundmi nga klubet e Arabisë Saudite. Po ashtu trajneri spanjoll është përmendur shpesh kohët e fundit si zëvendësuesi i mundshëm i Mauricio Pochettino te stoli i SHBA-së, pasi argjentinasi mori drejtimin e Manchester United.

Agjenti i Guardiolës, Jose Maria Orobigt, në një intervistë të fundit për medien aziatike Al-Riyadiya, u dha fund zërave të fundit dhe sqaroji njëherë e mirë vendimin e marrë nga Guardiola.

“Ditët e fundit kemi marrë oferta nga Arabia Saudite përmes ndërmjetësve. Guardiola refuzon kategorikisht të marrë në konsideratë cilëndo prej tyre. Pep do të fillojë të diskutojë zyrtarisht për të ardhmen e tij para fillimit të sezonit të ardhshëm”, tha Orobigt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit