Conte zbulon kushtet për një rikthim të mundshëm te Juventusi

Antonio Conte ka dhënë sinjale se një ditë mund të ulet sërish në stolin e Juventusit. Ish-trajneri i Napolit, aktualisht i lirë në treg, ka folur hapur për lidhjen e tij me klubin bardhezi dhe ka pranuar se e ardhmja mund t’i rezervojë një tjetër kapitull me “Zonjën e Vjetër”.

Gjatë një interviste për “Cronache di Spogliatoio”, fragmentet e së cilës tashmë janë bërë publike, Conte përdori një formulim që ka ndezur menjëherë debatin mes tifozëve dhe mediave italiane.

Të lidhura

None found

“Ka një rreth që herët a vonë duhet të mbyllet”, deklaroi ai, duke lënë të nënkuptohet se historia e tij me Juventusin nuk ka përfunduar ende.

Momentet kur rikthimi ishte afër

Conte riktheu në kujtesë disa episode kur emërimi i tij si trajner i Juventusit ishte pranë konkretizimit, por negociatat dështuan në momentin e fundit. Një prej tyre daton në vitin 2009, kur pati përplasje me drejtuesit për çështje taktike dhe për afrimin e mesfushorit Diego.

“Në 2009 isha shumë pranë stolit të Juventusit, por klubi firmosi me Diegon, ndonëse e dinte fare mirë që unë do të përdorja modulin 4-2-4”, rrëfeu Conte.

Ai sqaroi se nuk ishte i gatshëm të sakrifikonte vizionin e tij për mënyrën se si duhej të luante ekipi.

“Më thanë se Diego preferonte 4-3-1-2. Çdo trajner tjetër do të ishte përshtatur, por unë nuk pranoj kompromise. Iu përgjigja: ‘Nëse lojtari do të diktojë sistemin e lojës, atëherë nuk jam njeriu i duhur për ju’. Dola nga ajo mbledhje i bindur se nuk do të bëhesha trajner i Juventusit”, tregoi italiani.

Ai përmendi edhe dy raste të tjera kur ishte gati për t’u rikthyer. E para ndodhi kur klubi zgjodhi Maurizio Sarrin, ndërsa Conte përfundoi te Interi. E dyta ishte momenti kur drejtuesit e preferuan Thiago Mottan, ndërsa ai mori drejtimin e Napolit.

“Do të rikthehem kur të plotësohen kushtet”

Trajneri italian pranoi se tifozët bardhezi e ndalojnë shpesh për ta pyetur rreth një rikthimi të mundshëm, por theksoi se çdo vendim do të varet nga konteksti dhe rrethanat e momentit.

“Tifozët e Juventusit më ndalojnë rrugës dhe më pyesin: ‘Kur do të kthehesh?’. Përgjigjja ime është se do të rikthehem kur të vijë momenti i duhur dhe kur disa rrethana të caktuara të përkojnë”, u shpreh Conte.

Në mbyllje, ai rikonfirmoi bindjen se një ditë rrugët e tij me Juventusin do të takohen sërish.

“Herët a vonë do të na duhet ta mbyllim atë rreth. Nuk e di nëse do të ndodhë pas një viti, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh, por e di që lashë diçka te Juventusi. E di që nuk do të jetë e thjeshtë, por besoj se ai rreth do të duhet të mbyllet herët a vonë”, përfundoi ai.


Shtuar më 18.11.2026 20:19

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş