Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona të Floridës, duke kthyer rrugët në lumenj dhe duke lënë dhjetëra automjete të bllokuara.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusë dhe makina që lëvizin mes ujërave, ndërsa në disa banesa ka pasur edhe depërtim të ujit.
Situata më problematike është regjistruar në Hollywood dhe në zona të tjera të qarkut Broward, ku brenda pak orësh kanë rënë mbi 300 milimetra shi.
Përmbytjet kanë detyruar mbylljen e disa rrugëve dhe kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.













