Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë për Media dhe Informim, ku është njohur nga afër me punën e këtij institucioni dhe angazhimin për platformën "Fol me Kryeministrin”.
Kjo platformë synon komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët ku mund të komunikojnë dhe ndajnë mendimet e tyre me Kryeministrin dhe qeverinë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale Rama ka prezantuar procesin se si mesazhet e qytetarëve mbërrijnë në këtë platformë ku sipas kryeministrit sipas ka një frekuentim mbresëlënës nga ana e tyre.
"Në Agjencinë për Media dhe Informim, ku punohet intensivisht edhe për platformën “Fol me Kryeministrin”, e cila ka një frekuentim mbresëlënës nga qytetarët."- shkruan Rama në Facebook.





Komente
Komento