Qeveria hap thesin për Policinë: U rrit pagat në Buxhetin 2027

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.11.2026, 21:01

Në një kohë kur rrugët e kryeqytetit po mbushen me pamje të dhunshme të shoqërimit dhe goditjes së protestuesve nga forcat e rendit, qeveria ka vendosur të "shpërblejë" Policinë e Shtetit. Ndërsa efektivët kritikohën ashpër për mënyrën disproporcionale dhe jolegjitime të ndërhyrjes gjatë protestave të vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama, ekzekutivi ka parashikuar një rritje të ndjeshme pagash për vitin 2027.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Kuvend. Ai njoftoi se një fond prej 3.3 miliardë lekësh do të alokohet posaçërisht për rritjen e pagave të punonjësve të policisë.

Ja si do të ndahet "shpërblimi":

  • 8,174 efektivë me gradën inspektor: Do të përfitojnë një shtesë mujore prej 23,600 lekësh, duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë.

  • Punonjësit me grada të tjera: Do të përfitojnë një rritje prej 15,000 lekësh në muaj.

Ministri Demo e cilësoi këtë ndërhyrje si rritjen më të lartë të pagave për Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit.

Kjo masë financiare vjen menjëherë pas paralajmërimeve të vetë kryeministrit Edi Rama, i cili më parë kishte njoftuar edhe një shpërblim prej 2,500 eurosh për efektivët e angazhuar drejtpërdrejt në terren gjatë menaxhimit të protestave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit