Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Paketa fiskale 2027: Biznesi në alarm, ekonomia në rrezik

VIDEO/ Zekja: Dyfishimi i tatimit mbi dividendin frenon investimet, rritja e TVSH-së do të shtrenjtojë produktet

21:05, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Florian Zekja, përfaqësues i Shoqatës së Manifakturave, ka kundërshtuar disa nga masat e parashikuara në paketën e re fiskale, duke paralajmëruar se dyfishimi i tatimit mbi dividendin do të frenojë investimet e biznesit, ndërsa ndryshimet në TVSH do të sjellin rritje të çmimeve për produktet dhe shërbimet e tjera.

I ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli, Zekja e cilësoi populiste idenë se rritja e taksimit të dividendit prek vetëm bizneset e pasura. Sipas tij, fitimet që bizneset shpërndajnë si dividend shpesh përdoren për investime të reja, hapjen e sipërmarrjeve të tjera dhe krijimin e vendeve të punës.

Ai kritikoi gjithashtu ndryshimet në TVSH, duke theksuar se ulja e saj për 54 produktet e shportës shoqërohet me rritjen e barrës fiskale për produkte dhe shërbime të tjera, si energjia elektrike dhe karburantet. Sipas tij, këto kosto ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar të të gjitha produkteve.

‘Për investimet edhe për kapitalet, patjetër. Shiko, po hidhet ideja sikur është mirë që biznesi të taksohet me këtë dividend. Pra, kemi një rritje gati me 100%, gati dyfishohet.

Nëse e shpjegojmë mirë, duhet të kemi parasysh se një biznes me atë dividend e investon në biznese të tjera. Me fjalë të tjera, këtu i presim rrugën sepse kur dyfishohet tatimi, normalisht që ai biznes kishte llogaritur që me ato para të hapte biznese të tjera.

Patjetër, në vende pune dhe biznese të reja. Zhvillim edhe taksa të reja, patjetër. Biznesi ato para nuk është se i përdor për pushime apo për gjëra që s'kanë lidhje. Gjithmonë i investon. Kështu që kjo është një masë e cila, pavarësisht se në dukje duket pak populiste, se për efekt proteste ne po taksojmë më shumë të pasurit, por në fakt do të sjellë efektin negativ sepse një biznes me atë dividend kishte llogari të hapte një biznes tjetër apo të diversifikohej, normalisht nuk do të ketë mundësinë sepse që në këtë moment ai do i dyfishohet ky tatim. Dhe përveç problematikave të tjera ne shohim që edhe TVSH-ja... duket sikur është ulur TVSH-ja tek produktet e shportës, që janë 54 produkte.

Por gjithsesi, ti po i ul TVSH-në disa produkteve, por ia rrit të gjithë produkteve të tjera. Duke filluar tek energjia elektrike, tek karburantet, e të tjerë, të cilat të gjitha këto ndikojnë tek çdo produkt.

Dhe nuk është pak, por rritet me 5% se flitet për një rritje 1 pikë përqind, por në vete është 5% sepse TVSH-ja është 20%. Kështu që, siç e thashë, këto nuk do të kenë asnjë efekt në janar kur do të hyjnë në zbatim kjo paketë fiskale sepse ne kemi parë që këto tre vitet e fundit importuesit, kryesisht ata ushqimorë, të gjithë që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, dhe për efektin të cilin duan ta përdorin për këto produkte të shportës, ne kemi parë që pavarësisht se euro në tre vitet e fundit ka rënë me 25 deri në 30%, ajo nuk është reflektuar në çmim të produktit më të lirë, por përkundrazi janë rritur këto çmime. Kështu që edhe në janar do të shohim që ose do të kemi një rritje të madhe çmimesh për festat e Vitit të Ri me arsyetimin që në janar t'i ulim, ose duke e justifikuar me tregun e lirë, nuk do të kenë mundësi t'i kontrollojnë. Po e njëjta gjë ndodh edhe me karburantet. Siç e thashë, ne kemi veç një tabelë Excel-i ku qeveria ka dashur të përmbushë atë shifrën 10.7 miliardë euro dhe ajo ka vendosur shifrat në mënyrë që të nxjerrë këtë shumë.

Dhe për këtë mund të them që e ka hequr 36 lekë apo 32 lekë nga pompa, por këtë taksë e ka spostuar tek makinat, tek ato që ne do t'i paguajmë tek makinat dhe tek vinjetat që quhen për turistët. Që të gjitha këto kanë efekte të kundërta sepse nëse një turist ishte i mësuar që në Shqipëri të vinte këtu e 30 vjet nëse ka ardhur, nuk do të paguante taksë tjetër përveç të themi siguracionit, këtë radhë do të përballet përveç problemeve të tjera të euros që i rritet çdo çmim, do të ketë edhe vinjetën.

Kështu që të gjitha këto janë masa të cilat nuk çojnë në krijimin e një klime të një ekonomie dashamirëse për qytetarin dhe për biznesin. Të gjitha janë taksa që ne do t'ia shohim efektet që nga data 1 janar, mos ndoshta sepse importuesit ne kemi vënë re edhe herë tjetër që për një rritje të një produkti në një shtet ndoshta të largët, ato menjëherë kanë marrë masa dhe i kanë ngritur që në momentin aktual.’, u shpreh Florian Zekja në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco