Hakërohet qeveria bullgare, autoritet ndalin operacion pesëvjeçar të spiunazhit në institucionet qeveritare

Europë | 1 minutë më parë

Bullgaria ka ndërprerë një operacion kibernetik spiunazhi që kishte shënjestruar institucionet shtetërore prej pesë vjetësh. Lajmi u bë i ditur nga ministri Ivan Vasilev pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Hakerët kishin ruajtur akses të fshehtë në sistemet qeveritare që nga viti 2021. Sipas hetimeve, ata kishin nxjerrë të paktën 130 gigabajt dokumente nga rrjeti shtetëror. “Objektivat e sulmeve ishin sistemet e shkëmbimit të dokumenteve qeveritare”, u shpreh ministri Vasilev.

Ai siguroi se nuk ka prova që të dhënat personale të qytetarëve janë komprometuar. Ndërhyrja u zbulua në muajin gusht përmes sistemit të ri të monitorimit të sigurisë. Pas kësaj, autoritetet krijuan një grup të posaçëm me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Plani i reagimit përfundoi me izolimin e sistemeve dhe largimin përfundimtar të hakerëve. Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar se cilat qeveri apo grupe fshihen pas këtij sulmi. Çështja tashmë i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme