Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arabia Saudite i ofron kontrata milionëshe, Guardiola shtyn rikthimin në pankinë për sezonin e ardhshëm

    Deklaratat në Radar për qendrën hebreje/ Fevziu i përgjigjet Gonxhes për Teatrin e Kukullave: Nuk është fake news, ka pasur një plan që u ndryshua

    “Në pediatri përdorin legenin, nuk ka ujë në lavaman”, Korreshi denoncon kushtet në spitalin e Lushnjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Arabia Saudite i ofron kontrata milionëshe, Guardiola shtyn rikthimin në pankinë për sezonin e ardhshëm
    Lajmet e fundit

    Arabia Saudite i ofron kontrata milionëshe, Guardiola shtyn rikthimin në pankinë për sezonin e ardhshëm

    November 18, 2026

    Pep Guardiola vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar të futbollit botëror, por trajneri spanjoll nuk ka ndërmend të rikthehet në pankinë gjatë këtij sezoni, pavarësisht ofertave që ka marrë nga disa vende, përfshirë Arabinë Saudite.

    Klube të shumta saudite kanë shprehur interes për të siguruar shërbimet e 55-vjeçarit, duke qenë të gatshme t’i ofrojnë kushte financiare shumë të larta. Megjithatë, Guardiola ka vendosur të mos shqyrtojë asnjë ofertë deri në verën e ardhshme.

    Interesim për trajnerin ka pasur edhe nga Italia, ku emri i tij është përmendur pas largimit të Gennaro Gattusos, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, pas ndarjes së rrugëve me Mauricio Pochettinon.

    Vendimin e Guardiolës e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Josep Maria Orobitg, në një prononcim për gazetën sportive saudite “Al-Riyadiya”. Ai zbuloi se në ditët e fundit kanë mbërritur disa oferta nga Arabia Saudite, por trajneri nuk dëshiron t’i marrë në konsideratë në këtë periudhë.

    “Kemi marrë disa oferta nga Arabia Saudite përmes ndërmjetësve gjatë ditëve të fundit. Por Guardiola refuzon kategorikisht t’i marrë në konsideratë. Pep do të nisë të diskutojë të ardhmen para fillimit të sezonit të ardhshëm. Ky është vendimi përfundimtar”, deklaroi Orobitg.

    Kështu, pavarësisht interesimit dhe ofertave të majme, klubet që synojnë të bindin Guardiolën duhet të presin deri në verën e ardhshme, kur ai do të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij.

    guardiola
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arabia Saudite i ofron kontrata milionëshe, Guardiola shtyn rikthimin në pankinë për sezonin e ardhshëm

    November 18, 2026

    Deklaratat në Radar për qendrën hebreje/ Fevziu i përgjigjet Gonxhes për Teatrin e Kukullave: Nuk është fake news, ka pasur një plan që u ndryshua

    November 18, 2026

    “Në pediatri përdorin legenin, nuk ka ujë në lavaman”, Korreshi denoncon kushtet në spitalin e Lushnjës

    November 18, 2026

    Demokratët marrin edhe Alaskën, Peltola mund senatorin republikan dhe çon shumicën në 56 vende

    November 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.