E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
“Mos më dërgo puthje”, Vuçiçi ankohet se deputeti i Listës Studentore e ngacmon seksualisht
Bota

“Mos më dërgo puthje”, Vuçiçi ankohet se deputeti i Listës Studentore e ngacmon seksualisht

Një moment i pazakontë është regjistruar në Parlamentin e Serbisë, ku presidenti Aleksandar Vuçiç u përfshi në një përplasje me tone ironike me deputetët e Listës Studentore.

Gjatë një ndërhyrjeje, Vuçiç u ankua se televizioni shtetëror RTS po e censuronte. Reagimi i tij u prit me të qeshura nga deputetët e Listës Studentore, të cilët kanë fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Në këtë moment, deputeti Zllatko Kokanoviç vendosi ta provokonte presidentin nga banka ku ishte ulur, duke i dërguar një puthje në distancë.

Vuçiçi reagoi menjëherë, duke e cilësuar gjestin si “ngacmim seksual” dhe duke shtuar se ai nuk ishte “nga ata”, në një referencë të drejtpërdrejtë ndaj homoseksualitetit.

Presidenti serb vijoi me batuta, duke i sugjeruar deputetit që puthjet t’ua dërgonte kolegëve të grupit të tij parlamentar. Në të njëjtën kohë, ai u ngut të sqaronte se nuk kishte asgjë kundër homoseksualëve.

Por episodi u bë edhe më pikant për shkak të personit që ndodhej pas Vuçiçit. Në atë moment, pas presidentit ishte ulur Ana Brnabiç, ish-kryetarja e Parlamentit dhe politikane e deklaruar hapur si lesbike.

Ndërsa Vuçiç vazhdonte komentet e tij, Brnabiç u përpoq disa herë të përmbante të qeshurën, duke e ndjekur me siklet gjithë shkëmbimin që kishte shkaktuar të qeshura në sallë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.