Tomorri-opozitës: Dilni dhe sqaroni pse buxheti është i keq, është ligji më i rëndësishëm

18 Nëntor 2026 | 21:22

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Klodian Tomorri, i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar zhvillimin në mënyrë të qetë të seancës së sotme në Kuvend nga ana e opozitës, ku u diskutua projektbuxheti, në krahasim me tensionet dhe bllokimet e seancave të mëparshme.

I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli mbi këtë ndryshim të strategjisë së opozitës, Tomorri u shpreh se fjala në parlament është instrumenti i vetëm që ka opozita dhe se kjo qasje është normale, duke vlerësuar se buxheti është ligji më i rëndësishëm që miraton Kuvendi gjatë një viti.

Sipas tij, tensionet e viteve të kaluara gjatë diskutimit të buxhetit kanë bërë që projektligji të kalonte me debate, duke i lënë qytetarët të painformuar mbi taksat dhe fondet.

“Logjikisht opozita vetëm një instrument, është fjala në parlament, dhe logjikisht do duhet ta shfrytëzojë. Logjikisht, duhet kështu. Pastaj, sigurisht që kur ka skandale të mëdha, sigurisht që ka dhe situata të tensionuara.

Por shiko, duhet të kthehemi pak në kohë. Çfarë ka ndodhur në vite me buxhetin e vitit 2025, pra bëhej ai sherri aty në parlament, edhe çohej Nikoja, thoshte: “Kundër! S’ka abstenim! S’ka! Miratohet!” Nuk merrte vesh njeri se çfarë po ndodhte, çfarë taksash u votuan, sa lekë do kishte për shëndetësinë. Edhe besoj që ajo nuk është një strategji e mirë.

Ndaj, t’i më mirë, si forcë politike, dil, bëj oponencën e buxhetit, shpjego qytetarëve, pse sipas teje, ky buxhet është i keq, sepse qeveria po i vjedh, qeveria po i rëndon me shumë taksa apo ku di unë, çfarë argumenti që mund të ketë opozita, sepse sesa ta lësh fushën ashtu, të bësh atë zhurmën e përjavshme dhe të votohet dhe të mos merret vesh asgjë.

Kjo është normale, se ajo e herëve të tjera, ajo s’ka qenë normale, sidomos te buxheti, sepse është ligji më i rëndësishëm që kalon parlamenti në një vit”, u shpreh Tomorri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali u shfaq në Kuvend, çfarë do thotë dhe si pritet të votojë? Hoxha: Ndodhet në kafenenë e Kuvendit

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje...
21:14 | 18/11/2026

Bardhi ndan pamjet: E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, pengimi i saj përbën vepër penale

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga protesta e studentëve teksa shkruan se e drejta...
19:29 | 18/11/2026

Buxheti 2027, Koçiu: 10 miliardë euro në qendër të familjeve, ulet TVSH-ja e shportës dhe çmimi i karburantit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook nga Kuvendi pikat kryesore të buxhetit për vitin 2027, i cili kap vlerën e 10...
19:18 | 18/11/2026