Studentët kërkojnë rritjen e menjëhershme të shujtës, rezultatet e referendumit dalin të hënën

Të hënën pritet të bëhet e ditur se cilin variant të subvencionimit të ushqimit studentor kanë zgjedhur studentët, pas mbylljes së referendumit.

Trupi Nacional Studentor ka bërë të ditur se rezultatet do të shpallen sapo të përfundojë votimi dhe të përgatitet dokumentacioni përkatës.

Të lidhura

None found

Referendumi zhvillohet pas njoftimit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, se modeli i ri për subvencionimin e ushqimit të studentëve do të nisë në vitin akademik 2027.

Studentët, megjithatë, këmbëngulin që shtesa për shujtën të rritet menjëherë, pa u kushtëzuar nga modeli që do të fitojë në referendum.

Angella Vasilevska nga Trupi Nacional Studentor bëri të ditur se votimi kombëtar do të vazhdojë deri të dielën, në orën 23:59. Ajo tha se, pas mbylljes së procesit dhe përgatitjes së dokumentacionit, rezultatet do të publikohen menjëherë. Të hënën do të njoftohet modeli i zgjedhur, shuma dhe hapat e ardhshëm. Sipas saj, pavarësisht nëse studentët zgjedhin një alternativë të re digjitale apo sistemin ekzistues, kërkesa e organizatës mbetet rritja e menjëhershme e shujtës, e cila nuk ka ndryshuar prej tre vitesh.

Studentët janë dakord me propozimin për ta çuar shumën nga 3.500 në 4.500 denarë, por kundërshtojnë hyrjen në fuqi të kësaj rritjeje më 1 tetor të vitit 2027. Ata paralajmërojnë se deri atëherë kostoja e jetesës dhe nevojat e studentëve mund të ndryshojnë, duke e bërë shumën e propozuar të pamjaftueshme.

Vasilevska theksoi se studentët kanë nevojë për ushqim në të tashmen dhe se sot 140 denarë nuk mjaftojnë për të blerë pothuajse asgjë. Ajo shtoi se pritja deri në vitin 2027 nuk është zgjidhje, pasi inflacioni dhe shtrenjtimi i jetesës mund ta bëjnë të pamjaftueshme edhe shumën prej 4.500 denarësh. Sipas saj, studentët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe zbatimin e ligjeve.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet do ta pranojnë kërkesën për rritjen e menjëhershme të shujtës, pa pritur vendosjen e sistemit të ri në vitin akademik 2027-2028.


Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş