Edhe protesta e kësaj të mërkure u shoqërua me përplasje. Tensionet nisën në Bulevardin Dëshmroët e kombit, ku policia edhe nëjherë ndërhyri për të larguar turmën nga rruga dhe për të liruar qarkullimin. Ndërhyrja u kundërshtua nga protestuesit, duke nxitur përplasje të forta. Ndërkohë që pati dhe të shoqëruar nga ana e uniformave blu. përplasjet vijuan për disa minuta. Më pas protestuesit marshuan drejt rrugëve të kryeqytetit. Ata përsëritën thirrjet se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e nëj qeverie teknike që do të mundësoj më pas mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme.