Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Kika Muharemi thotë se pensionistët do të kenë më shumë para në dispozicion pas masave të parashikuara në buxhetin e vitit 2027. Sipas Muharemit, një pensionist që shpenzon aktualisht 20 mijë lekë të reja për ushqime, do të përfitojë nga ulja e kostos së produkteve, ndërsa dyfishimi i pensionit dhe indeksimi do t’i shtojnë të ardhurat.
“Nëse një pensionist bën konsum 20 mijë lekë të reja për ushqim, automatikisht me buxhetin e ri të 2027-ës ka direkt rënie 6 mijë lekë të reja. I ka kursim. Marrim edhe dyfishimin bashkë me indeksimin, që është 3700 lekë, do ta ketë plus 10 mijë lekë të reja”, u shpreh ai.
Për të kursimet do të vijnë edhe nga ulja e konsumit të gazit dhe naftës, ndërsa përfitimet do të plotësohen nga rimbursimi i barnave. “Do të marrim edhe uljen e konsumit, edhe për gazin apo për naftën që mund t’i përdorë për shtëpi, që japin efekte prodhimi, do të kemi prapë një rënie 3 mijë lekë të reja. Automatikisht një pensionisti i shpëton në buxhetin e familjes, shto rimbursimin e barnave, e bën që të shpenzojë më pak 11-12 mijë lekë të reja sesa shpenzon aktualisht”, deklaroi Muharemi.
