Një plagosje me armë të ftohtë, të llojit thikë, është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake të siguruara dyshohet se shkak i konfliktit mes personave të përfshirë ka qenë një vend parkimi, në zonën e njohur si ‘Rrota e Kuqe’.
Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur Ardit Gjoka, 33 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.
Ai ka marrë dy goditje me thikë në shpatull. Mësohet se i plagosuri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.
© SYRI.net
VIDEO SYRI TV/ Dy aksidente të rënda, 7 të plagosur, dy në gjendje kritike për jetën
Drejtori i IEVP Rrogozhinë e shefi i policisë i japin lejë 5 ditore, arratiset nga burgu Alfred Hoxha i dënuar për 'vjedhje'
Trafik kokaine në Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, 49-vjeçari dyshohet si furnizuesi kryesor i rrjetit