Anjeza me deklaratë të fortë: E di pse artistëve të rinj nuk ju pëlqen Butrint Imeri
Anjeza Gubetini ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një diskutimi me Bejtën dhe banorë të BBVK-së duke thënë se artistët e rinj nuk e duan këngëtarin Butrint Imeri.
Ajo madje deklaroi se edhe i din arsyet pse, teksa diskutonte me Bejtën.
“Unë e di arsyen pak a shumë se çdo artist i ri nuk e pëlqen Butrint Imerin, a e dini pse? A po don me ja u thënë? Kam patur punë me shumë artista të rinj edhe e di pse se pëlqejnë, por s’ka faj”, deklaroi Anjeza.
Pas deklaratave të saj, Bejta i cili i qëndronte përball i shtroi një pyetje: pse të pëlqen ty?
“Se unë i vlerësoj njerëzit”, u përgjigj Anjeza, pas secilës i replikoi menjëherë Bejta: “Në çka? Në fjalë?
“N’tonat, në të gjitha aspektet”, iu përgjigj ajo.
Bejta më pas i replikoi sërish duke i thënë: “A nuk të doket nashta e arsyeshme se ka arsye pse mos me ju pëlqy?”.
“A e kishe pas edhe ti nëse ndoshta ai kish thënë diçka çka është teper e keqe”, vazhdoi tutje këngëtari.
Anjeza më pas dha një përgjigje tjetër lidhur me temën.
“Ma s’pari në atë temë që kapeni se keni lanë djalin që sa vjet rehat, palidhje”, tha ajo. “Për një send që e ka thënë? Për një send që e bëjnë krejt e nuk e kallëxojnë?”, shtoi përsëri Anjeza.







































