Sherri për parkimin degjeneron në dhunë në Durrës, plagoset 33-vjeçari
Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, ku një debat mes disa personave dyshohet se ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.
Si pasojë e përplasjes, 33-vjeçari Ardit Gjoka ka marrë dy goditje me thikë në zonën e shpatullës. I riu është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku për shkak të plagëve të marra i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Dyshimet paraprake flasin për një konflikt të nisur për një vend parkimi, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta të gjitha rrethanat që çuan në përshkallëzimin e situatës.
Policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



