Një baba i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të veçantë: të publikojmë pikërisht në mesnatë urimin për djalin e tij, Enzon, i cili feston 6-vjetorin e lindjes.
Ai dëshiron që kjo ditë të nisë me disa fjalë të bukura, përmes të cilave i shpreh të birit gjithë dashurinë dhe urimet më të mira për jetën.
Në mesazhin e tij, babai i uron Enzos 100 vite të lumtura, plot shëndet dhe mirësi. Ai shpreson që i biri të rritet me tradita dhe të ketë gjithmonë respekt për çdo njeri që do të takojë në jetë.
Meqë na kërkoi që ky urim të publikohej në orën 00:00, JOQ Albania po ia plotëson dëshirën, duke ia përcjellë Enzos dhe të gjithë atyre që e duan këtë mesazh të veçantë.
Mesazhi i babait:
"Përshëndetje JOQ Albania!
Nëse keni mundësi, doja t'i bëja një urim djalit tim Enzo, që sonte në orën 00:00 mbush 6 vjeç!
I uroj 100 vite të lumtura, plot shëndet dhe mirësi. Të ecë në jetë me tradita dhe respekt për këdo që takon në jetë.
Shumë faleminderit!"
Edhe redaksia e JOQ Albania i uron Enzos gëzuar ditëlindjen! U rrittë me shëndet, lumturi, dashuri dhe pranë njerëzve të tij të zemrës! Qoftë gjithmonë i buzëqeshur dhe i bekuar në çdo hap të jetës! ❤