Vijon seanca maratonë në Kuvend ku ka nisur votimi për projektbuxhetin 2027, i cili është miratuar në parim me 79 vota pro dhe 4 kundër.
Lajm në përditësim...

Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla sfidoi Agron Shehajn të votojë pro heqjes së imunitetit të tij kur prokuroria italiane të bëjë kërkesën. Me ironi, kreu i grupit të PS tha se nesër është Dita Botërore e WC-ve dhe do të përdorë fjalët e kreut të partisë Mundësia.
“Agron, nesër është Dita Botërore e WC-ve. E ka shpallur OKB. Fjalët e tua do t’i përdor nesër. Një gjë po ta them. Unë të sfidoj dhe të them kur të vijë kërkesa nga prokuroria italiane për imunitetin tënd, do ta votosh apo nuk do ta votosh. Nëse je aq dashmirës për atë djalin, një nga ato 15 milionë eurot, nga ato shtëpitë se ti je gjeni, je i paparë, 15 milionë euro një vilë. Je një hajdut, fundi yt dihet! Ti do ta votosh kërkesën nga prokuroria italiane për heqjen e imunitetit tënd? E voton apo nuk e voton?”, tha Balla.
Në parlament është ndërprerë energjia elektrike gjatë seancës maratonë.
Deputetët e opozitës kanë nisur menjëherë me thirrjet në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.
Në Kuvend shihet teksa herë pas here ka luhatje të ndriçimit. Edhe pjesa e jashtme e godinës u zhyt në errësirë për pak sekonda.
Nuk raportohet të ketë pasur ndërprerje rreth zonës.









Komente
Komento