Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i thotë se problemet me rrymë në Prishtinë ishin pasojë e një avarie

Prishtina

Ilustrim

(20:26) - Rreth 2,500 konsumatorë në disa pjesë të Prishtinës mbetën pa rrymë si pasojë e një avarie në nënstacionin 110/20 kV Prishtina 6, ka njoftuar KEDS-i. Furnizimi me rrymë u kthye pas disa orësh. 

Sipas kompanisë, nga ndërprerja ishin prekur ndër të tjera zona e Kampusit Universitar, “Aktashi” dhe lagjja “Pejton”.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e prekur dhe i ka falënderuar për durimin.

May be an image of water heater and text
FOTO: KEDS

Disa zona të Prishtinës tash e disa orë në terr

(19:38) - Disa zona të Prishtinës, përfshirën qendrën, kanë mbetur pa rrymë tash e disa orë. 

KEDS-i, që është përgjegjës për shpërndarjen dhe merret me rrjetin dhe ndërprerjet e furnizimit, nuk ka dhënë ndonjë njoftim se pse po ndodh kjo.

Edhe Pëlcet gypi në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm Arbëri Pëlcet gypi në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Gjatë ditëve të fundit, probleme me rrymë janë raportuar edhe në disa qytete.

KOHA ka kontaktuar me KEDS-in për të marrë më shumë sqarime.