Pastrimi i gabuar i telefonit mund të dëmtojë ekranin — ja çfarë duhet të shmangni

Nëse ju shqetësojnë shenjat e yndyrës në ekranin e celularit, tregohuni të kujdesshëm gjatë pastrimit. Mos i përdorni pecetat që shërbejnë për fshirjen e lenteve të syzeve, sepse ato mund të dëmtojnë shtresën që mbron ekranin. Edhe pse duken praktike, pecetat me përmbajtje alkooli mund të shkaktojnë dëme që shfaqen me kalimin e kohës.

Shumica e këtyre pecetave për syze kanë tashmë një shënim se nuk janë të destinuara për ekranet e telefonave celularë. Shkaku është izopropanoli që gjendet në përbërjen e tyre. Po ashtu, uthulla është shumë e fortë për këtë lloj sipërfaqeje. Edhe prodhues të tillë si Apple rekomandojnë që këto produkte të mos përdoren.

Të lidhura

None found

Pse ka rëndësi shtresa mbrojtëse e ekranit?

Ekranet e sotme kanë një shtresë të veçantë oleofobike, e cila ndihmon që gjurmët e gishtave të mos ngjiten fort dhe që ato të largohen më kollaj. Në mungesë të kësaj shtrese, njollat e yndyrshme do të ishin shumë më të vështira për t’u hequr.

Kjo veshje e bën xhamin e ekranit edhe më të butë në prekje. Megjithatë, me kalimin e kohës ajo harxhohet. Sa shpejt ndodh kjo varet nga cilësia e shtresës dhe nga mënyra se si e përdorni telefonin. Në rrethana normale, ajo mund të qëndrojë dukshëm më gjatë se dy vjet, me kusht që të mos dëmtohet nga produkte pastrimi të papërshtatshme.

Alkooli e shpejton konsumimin e shtresës mbrojtëse

Pecetat që përmbajnë alkool, shumë produkte pastrimi dhe madje disa produkte që paraqiten si të përshtatshme për ekranet mund të bëjnë që kjo shtresë të konsumohet më shpejt.

Duhet pasur kujdes edhe me produktet me bazë uji, pasi disa prej tyre përmbajnë alkool ose acid acetik.

Si ta pastroni ekranin në mënyrën e duhur?

Në shumicën e rasteve, mjafton një copë e butë prej mikrofibre. Ajo heq me efikasitet pluhurin dhe shenjat e yndyrës, pa e gërvishtur sipërfaqen. Ndërkohë, letra e kuzhinës dhe pecetat prej letre nuk këshillohen, sepse mund të lënë gërvishtje.

Fikeni ekranin e telefonit përpara se ta pastroni. Copën e mikrofibrës mund ta lagni pak me ujë të pastër.

Një mundësi tjetër është të përdorni një mbrojtëse ekrani. Ajo mund të zëvendësohet kur të konsumohet dhe njëkohësisht siguron mbrojtje shtesë nga gërvishtjet.


Shtuar më 19.11.2026 08:08

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet